top of page
avokat ne vlore

AVOKATE ATRIDA SHAHO

Partneri juaj ligjor i besuar!

PRACTICE AREAS

Shërbime

Çështje Civile

Në studion tonë ofrojmë konsulencë juridike dhe përfaqësim gjyqësor në lidhje me të gjitha llojet e veprimeve juridike, që rregullohen nga normat e Kodit Civil si: Shpërblim dëmi, Ndarje/Pjestim Pasurie, Kundërshtim i veprimeve përmbarimore, Dorëzani etj.

Çështje Penale

Ofrojmë asistencë ligjore në lidhje me çfarëdo lloj vepre penale që mund të përballen klientët në të gjitha pozicionet proceduriale si: person nën hetim, 
të pandehur apo si të dëmtuar nga vepra penale

Verifikim dhe heqje ekspulsi

Bëjmë ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore për verfikimin e ekzistencës së eskpulsit (deportimit) dhe më pas realizojme kërkesen zyrtare për heqjen përfundimtare të Eskpulsit drejtuar çdo shteti të zonës Schengen.

Çështje Familjare

Ofrojmë ndihmë dhe këshillim ligjor për të gjitha çështjet që lidhen me të drejtën familjare si: zgjidhja e martesës, përgjegjësia prindërore, kujdestaria, njohja e atësisë, mbrojtja e të miturve, çështjet e trashëgimisë, etj.

Çështje Administrative

Ne kujdesemi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve ndaj shkeljeve të organeve publike apo shtetërore. Garantojmë përfaqësim ligjor cilësor në rast të sanksioneve administrative përfshirë gjoba, penalitete, vlerësime tatimore, doganore, etj.

Çështje nga e Drejta e Punës

Ne ofrojmë shërbime në fushën e së drejtës së punës (për punëdhënësin dhe punëmarrësin) si:  përfaqësimin e klientëve në rast diskriminimi në punë, këshillimin për lidhjen e kontratave individuale ose kolektive të punës dhe përfaqësimin para gjykatës në rast zgjidhjeje të kontratës së punës.

OUR VISION

RRETH NESH

Mirë se vini !

Në zyrën tonë jemi të angazhuar për të sjellë zgjidhje efektive dhe të qëndrueshme për çdo sfidë ligjore që mund të hasni. Misioni ynë është të navigojmë në kompleksitetet ligjore me përkushtim, duke siguruar rezultate optimale që mbrojnë interesat tuaja. Studioja jonë specializohet në një spektër të gjerë fushash ligjore, qoftë në çështje penale apo civile, çështje administrative, mosmarrëveshje familjare, transaksione tregtare, apo ndonjë përfaqësim ligjor që kërkohet nga institucione publike dhe private. 

Bashkëpunimi është në zemër të praktikës sonë. Me ne, nuk jeni vetëm një klient, jeni një partner. Sigurojmë shpjegime të qarta, hap pas hapi, të të drejtave tuaja dhe ju mbajmë të informuar gjatë gjithë procesit ligjor.  Do të punojmë ngushtësisht me ju për të zhvilluar një plan të përmbledhur që shënon progresin e çështjes suaj dhe kohëzgjatjen potenciale për zgjidhjen e saj. 

Jeni gati të përballeni me sfidat tuaja ligjore? Na kontaktoni për një konsultim ligjor falas. Së bashku, le të ndërtojmë një rrugëtim drejt arritjes së rezultateve ligjore më të favorshme të përshtatura për nevojat tuaja."

avokat ne vlore
CONTACT
avokate ne vlore

Adresa jonë

Ndodhemi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në Rrugën "Sulejman Delvina", Pallati "Gjomema", Kati 2, Ap.3, Vlorë.

Cel: +355 69 662 9134

Kontakto

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do ju kontaktojmë menjëherë sapo ta kemi shqyrtuar kërkesen tuaj.

Ju falenderojmë që na keni kontaktuar.

Back to Top

© Studio ligjore Atrida Shaho. 

bottom of page